Takon Nishanin e Idrizin , Meta: S'më shqetëson asnjë lloj intrige moçalore, kam origjinë malore

2015-09-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zhvillime të rëndësishme në skenën politike shqiptare. Presidenti i Republikës thërret në takim Kryetarin e Kuvendit pas letrës së dërguar nga kryetari i komisionit të sigurisë se ndaj Metës po përgatitet një komplot. Palët nuk lëshojnë deklarata zyrtare, ndërsa pas një tjetër takimi informal me Shpëtim Idrizin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, e treta në Kuvend me 4 deputetë. Ilir Meta ishte i qartë kur tha se nuk e tremb asnjë intrigë moçalore.
Tiranë- Presidenti i Republikës Bujar Nishani thirri në takim kreun e Kuvendit Ilir Meta, vetëm një ditë, pasi në zyrën e tij mbërriti një letër e kreut të komisonit të Sigurisë Kombëtare, që ngre shqetësim për një skenar komploti kundër kryeparlamentarit.
Takimi në Presidencë, paraditen e së martës, 29 shtator 2015, u mbajt larg vëmendjes së medias, nuk u shoqërua me një njoftim zyrtar nga dy institucionet, por burime pranë takimit thanë se kreu i shtetit mund të ketë informacione se qarqe të caktuara po tentojnë të krijojnë destabilitet në Shqipëri.
Pas takimit me presidentin, axhenda e kryeparlamentarit vijoi me një takim me nënkryetartin e kuvendit njëherësh kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në ambientet e Hotel Rogner, vetëm pak metra larg godinës së Kuvendit.
Në perfundim te takimit afro 50 minutash, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dha këtë përgjigje kur u pyet nëse i druhej një ?skenari? kundër tij.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-sme-shqeteson-asnje-lloj-intrige-mocalore-kam-origjine-malore/