Durrësi tashmë me port jahtesh Haxhinasto firmos marrëveshjen

2015-09-29 4

Durrësi do të ketë një port jahtesh. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka firmosur marrëveshjen me kompaninë "Albania Bay Marina", ku pritet që në pjesën veriore të portit të Durrësit të krijohen kushtet për ankorimin e jahteve.

Ministri Haxhinasto tha se ky port do të ofrojë më shumë mundësi zhvillimi për turizimin, dhe pritet të ndihmojë edhe punësimin në qytetin e Durrësit. ?Një investim i cili do të sjellë zhvillimin e industrisë së turizimit, pas investimeve që janë bërë në porte të ndryshme si ai i Shëngjinit. Do të ndërtohen një sërë objektesh të tjera, të cilat do të ndihmojnë edhe punësimin në qytetin e Durrësit?, - u shpreh Haxhinasto.

Ky investim kap një vlerë prej 15 milionë dollarë dhe pritet të ndërtohen një sërë objektesh pranë portit të jahteve.