Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tryeza për pr/ligjin për pushtetin vendor, organizuar nga USAID dhe Ministria përkatëse është mbajtur mes debatesh lidhur me paqartësitë e draftit. Për Kryebashkiaken e Shkodrës, cënohet pavarësia e vendorëve.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka kritikuar pr/ligjin për pushtetin vendor, në tryezën e organizuar nga Ministria e Çështjeve Vendore dhe USAID.
Sipas saj drafti duhej të kishte përfunduar para marrjes së detyrës nga 61 drejtuesit e ri vendorë, ndërsa e cilëson fazën tranzitore si të pamjaftueshme.
Voltana Ademi: ?Ndodhemi në një fazë tranzitore krejtësisht të paqartë, për të mos thënë që vendimet e nxjerra bnga qeveria, Këshilli i Ministrave kanë probleme që lidhen edhe me kushtetuetshmërinë?.
Për kryeqytetaren e Shkodrës, drafti cënon pavarësine e pushtetit vendor.
Voltana Ademi: ?Në disa nene cënohet pavarësia e pushtetit vendor, më saktë tek bashkëpunimi ndërvendor, neni 14, pika 4: ?njësitë e qeverisje vendore mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi ndërvendor me njësitë e qeverisjes vendore me shtete të huaja?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ademi-kunder-draftit-per-pushtetin-vendor-shkembi-mundesoi-decentralizimin/