Provimi me shkrim për Akademinë e Sigurisë, 820 efektivë për 150 vende

2015-09-29 8

TIRANË - 820 efektivë të rolit bazë të Policisë së Shtetit i'u nënshtruan kete te marte konkursit për te filluar Akademinë e Sigurisë. Vetem 150 prej tyre do te dalin fitues.

Në fazën e parë të testimit me shkrim, ishin regjistruar rreth 930 kandidatë, nga të cilët u paraqitën në provim 820 konkurentë.

Testimi zgjati për rreth 2 orë, deri sa kandidatët dorëzuan provimet e tyre. Testimi i të martës, ishte faza e parë e konkursit të pranimeve në Universitetin e Policisë, për kandidatët që pritet të jenë oficerët e ardhshëm të Policisë. Javën e ardhshme kandidatët do të japin provimin me gojë.

150 fituesit pritet të lënë detyrën e tyre për periudhën tre vjeçare të shkollimit, gjatë të cilës do paguhen. Pas përfundimit të cdo viti shkollor, pra 4 muaj, ata do të kryejnë detyra të ndryshme, por që janë kryesisht në funksion të praktimit të dijeve të fituara.

Free Traffic Exchange