Vlorë, përplasje me armë mes policisë dhe një grupi të personash

2015-09-29 3

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi personash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të ditës së hënë në një nga postblloqet e policisë më Sherishtë. Sipas informacioneve grupet e shërbimit kanë konstatuar dy automjete që lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara. Në momentin që policia u ka bërë shenjë të ndalojnë kanë marrë si kundërpërgjigje të shtëna armësh.

Në këtë ngjarje janë përfshirë një automjeti tip "Benz" me targë AA191HS dhe një "Land Rover" me targë VL1553D. Efektivët kanë arritur të ndalin shtetasit Vasil Birçaj-37vjeç, Ilir Birçaj 46-vjeç dhe shtetasin Martin Hitaj-35 vjeç i cili rezultoi se ishte gjetur i plagosur në rrethana të paqarta dhe më pas u dërgua drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Ngjarja
Pas 100 m distancë, dy makinat kanë ndaluar, në këtë kohë shërbimi është afruar duke i pyetur se çfarë problemi keni, jemi Policia?! Në këtë moment, shoferi i "Land Roverit" ka qëlluar me Pistoletë në drejtim të makinës së Policisë duke u larguar me pas me shpejtësi në drejtim të paditur.

Menjëherë pas këtij gjesti, shërbimi ka komunikuar me patrullën tjetër të Policisë që ishte në pikën tjetër të postbllokut, e cila arriti të kryejë ndalimin e të dy mjeteve që po lëviznin njëri pas tjetrit në drejtim të Vlorës.

Personat e Land Roverit, kanë braktisur makinën ndërsa 3 persona janë bllokuar në mjetin Benz, ku ka rezultuar që njeri prej tyre ishte i plagosur.
Pasi është pyetur, i plagosuri ka deklaruar se është plagosur në fshatin Kotë në rrethana akoma të paqarta nga Policia.

Gjatë një kontrolli në automjetet e ndaluara, policia arrin të gjejë 2-Automatikë në Land Rover. Vijon kërkimi për kapjen e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje.
Ndërkohë, Policia është duke kryer të gjitha veprimet e para hetimore, këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes nën drejtimin e Prokurorisë!

Free Traffic Exchange