Mazniku: Hapësirat e zëna publike ua kthejmë të gjelbëruara qytetarëve- Ora News

2015-09-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për rehabilitimin dhe rikualifikimin e lulishteve dhe ambienteve të tjera çlodhëse në kryeqytet. Aksioni u ndoq sot në terren nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili u shpreh se kjo nisma ka si qëllim krijimin e sa më shumë hapësira të gjelbra për qytetarët.
Ndërsa, prezantoi nisjen e aksionit, nënkryetari Mazniku theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që t?ua kthejë qytetarëve hapësirat e zëna publike. ?Qëllimi është që kudo ku ne kemi krijuar dhe rimarrë hapësira publike, t?ua kthejmë ato qytetarëve, duke i rikualifikuar dhe duke i bërë sa më të shfrytëzueshme?, tha ai. Vetëm në bllokun e pallateve përballë Gjykatës së Tiranës u mbollën sot 10 pemë, u vendosën 10 stola, si dhe 8 kosha të rinj për hedhjen e mbeturinave.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nenkryetari-mazniku-hapesirat-e-zena-publike-ua-kthejme-te-gjelberuara-qytetareve/