Ura e Zvernecit, Leli: Nën rikonstruksion të plotë

2015-09-28 8

Manastiri i Zverrnecit nuk do të jetë më një ?mollë e ndaluar? për turistët vendas dhe të huaj, që duan të vizitojnë këtë objekt, i cili është ndër atraksionet turistike më të frekuentuara në qytetin e Vlorës.

Kjo urë e cila gjatë sezonit veror u bë pengesë për cilindo që dëshironte të shkonte në këtë manastir, nuk do të jetë me pengesë.

Zotimi për këtë është bërë nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka parë nga afër gjendjen e kësaj ure, një pjesë e së cilës është tërisisht e shkatërruar.

Leli u zotua se ura do ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë teksa aktualishte po përzgjidhet firma e cila do merret me rindërtimin e këtij objekti.

Ura që të çon në manastirin e Shën Mërisë është e gjatë 286 metra, ndërsa rikonstruksioni i fundit është kryer verën e vitit që shkoi.

Rikonstruksioni ishte provizor, ç?ka bërë që ura e ndërtuar në vitin 1996 të shëmbej në një pjesë të saj.

Gjatë kësaj vere besimtarët e ortodoksë pikërisht për shkak të mungesës së urës nuk shkuan në manastirin e Zvërnecit për të kremtuar festën e Shën Mërisë.

Free Traffic Exchange