Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopac, deklaroi të hënën se Sekretariati mbështeti arritjen e marrëveshjes mes kompanisë çeke ÇEZ dhe qeverisë shqiptare, ndërsa komentoi se ajo jepte një zgjidhje të kënaqshme për të dy palët.
Duke prezantuar raportin e këtij sekretariati para komisionit të veprimtarive prodhuese në Kuvend, Kopac tha se Sekretariati i i Komunitetit të Energjisë është i lumtur që kjo çështje u zgjidh sepse i gjithë vendi mbetej peng i kësaj mosmarrëveshje të pazgjidhur. Sipas tij, ishin penguar të gjitha reformat dhe çdo investim potencial nga jashtë. Procedura e arbitrazhit, vijoi ai, zakonisht zgjat 10 vite. ?I gjithë vendi do të kishte mbetur peng për 10 vite?, deklaroi Kopac.
Ne, vijoi Kopac, si Sekretariat ishim shumë të përfshirë në këtë çështje dhe marrëveshja përfundimtare mes CEZ-it dhe qeverisë është nënshkruar në zyrën time.
Sipas tij, arritja e marrëveshjes ishte kusht nga Çekia për dhënien e votës pro për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE. ?Pas arritjes së marrëveshjes Çekia hoqi veton. Marrëveshja ishte përfekte për të dy palët . Kjo ishte një marrëveshje kompromisi dhe sigurisht duhet të ketë diçka për të dy palët. Çështja ishte shumë e komplikuar. Janë zhvilluar 10 raunde negociatash dhe kjo është zgjidhur në mënyrë të kënaqshme për të dy palet dhe tani jam shumë i pakënaqur që kjo çështje është hapur përsëri. Ju duhet të jeni të kënaqur që kjo çështje u mbyll?, deklaroi Kopac.