Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbetjet pushtojnë zonën përreth liqenit të Shkopetit, ndër të paktat destinacione turistike të ruajtura deri vonë. Shkak për shfaqjen e plehrave është mungesa e një vendgrumbullimi mbetjesh.
Burrel-Liqeni i Shkopetit, ndër të vetmet zona turistike të Matit që deri vonë ishte e paprekur nga mbeturinat, sot është mbuluar prej tyre.
Mbeturina ushqimore dhe plastike janë hedhur përgjatë rrugës nga mjetet e grumbullimit të plehrave, prej sektorit C, deri në afërsi të tunelit të Shkopetit.
Mbeturinat i sheh kudo në një gjatësi pothuajse 3 km, ndërkohë që zona është nga më të preferuarat prej turistëve të huaj. Panorama bie ndesh me pastërtinë e ujit të liqenit, dhe gjelbërimin e pyjeve të grykës së Shkopetit.
Bashkia e Matit e pyetur nga Ora News për shkakun e ndotjes së zonës turistike, thotë se Njësia administrative e Ulzës, nuk ka një vendgrumbullim te mbetjeve, dhe po punohet për ndërtimin e një landfilli për përpunimin e mbetjeve të të gjithë zonës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbetjet-pushtojne-zonen-ne-liqenin-e-shkopetit-ska-vend-ku-te-grumbullohen/