BB: Niveli i lartë i informalitetit dhe papunësia, problemet kryesore - Ora News - Lajmi i fundit

2015-09-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka Botërore prezantoi sot raportin për ekonominë shqiptare ku niveli i lartë i informalitetit dhe papunësia mbeten dy problemet kryesore. Ndërkohë konsumi për 2015 do vijoj të pësoj ulje, për shkak të rënies së remitancave dhe pritshëmrive për të ardhmen.
?Përtej periudhës afat shkurtër rritja ekonomike do të kurorëzohet nga shpejtësia e implementimit të reformave strukturore. Në pjesën e parë të prezantimit u theksua fakti se janë një numër reformash me të cilat vendet e rajonit përballen ashtu si edhe shqipëria. Një ndër këto reforama është edhe konsolidimi fiskal . Rritja ekonomike e pëjetuar nder vite ka sjellë përmirësim në tregun e punës, megjithatë shifrat tregojne që problemet strukturore në tregun e punës janë të pranishme. Norma e papunësisë vijon të mbetet e lartë . Përshpejtimi i rritjes dhe i punësimit pritet të reduktojë varfërinë. Një tjetër mesazh ka te bëjë me konsolidimin fiskal që duhet të vijojë dhe në periudhën afatmesme për të siguruar një qëndrueshmëri të statistikave fiskale. Mesazhi i fundit qe duhet theksuar është që vendi duhet të vijojë politikat për rritjen e të ardhurave?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/bb-niveli-i-larte-i-informalitetit-dhe-papunesia-problemet-kryesore/