Basha: Meta të thërrasë Kuvendin, të enjten të votohet drafti për hetimin e “CEZ”

2015-09-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së i bën thirrje kryetarit të Kuvendit Ilir Meta të thërrasë sot konferencën e kryetarëve dhe të enjten të përfshijë në rend të ditës dhe të votojë draftin që dorëzoi sot PD për hetimin ndërkombëtar të çështjes së ÇEZ
I pyetur nga gazetarët pse kërkon dorëheqjen e Metës dhe jo të Ramës Basha u përgjigj: Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar i Kuvendit. Kam kërkuar dhe kërkoj dorëheqjen për akuzat që janë bërë në kohën kur ishte zv. Ministër i Jashtëm si personi që qëndron prapa kompanisë DIA dhe këto akuza si kam bërë unë por avokatët e qeverisë?
Deklaratat u bënë pas takimit që kryetari I PD-së zhvilloi në selinë blu me ambasadorin amerikan. Për këtë takim Basha tha se ndërkombëtarët i kanë dhënë mbështetjen nismës së PD-së për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
?PD nuk bën pazar dhe kompromis për dekriminalizimin. Do t?i shkojmë deri në fund luftës antikorrupsion e dekriminalizimit? tha Basha duke shtuar se me ambasadorin ishte diskutuar edhe për reformën në drejtësi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-meta-te-therrase-konferencen-e-kryetareve-te-enjten-te-votohet-drafti-per-hetimin-e-cez/