Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Mjedisit do të prezantojë shumë shpejt pr/ligjin e ri për mbrojtjen e pyjeve.
Pr/ligji përfshin një moratorim 10 vjeçar për ndalimin e prerjes së pyjeve me qëllim fitimi si dhe kalimin 100% nën menaxhimin e pushtetit vendor.
Deklarata u bë sot nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë prezantimit të aplikacionit ?MjedisiIm?, ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljet mjedisore.
Lefter Koka: Do të prezantojmë ligjin e pyjeve ku konsiston në dy gjëra shumë të rëndësishme. Nga njëra anë do të kërkojmë një moratorium për rreth 10 vjet të prerjes së pyjeve me qëllim fitimi nga ana tjetër do të kalojmë pyjet 100% në menaxhim të pushtet vendor
Ne kemi kërkuar të mbajmë atë përgjegjësi e cila nga ana institucionale nuk na takonte, por moralisht jemi ndjerë përgjegjës edhe për mënyrën sesi i kanë administruar deri dje. 60% e pyjeve ka qenë para viteve 2013 në menaxhim të pushtet vendor.
Kuptoheni ajo mënyrë administrimi në 380 komuna ku shpesh kryetarët e komunave nuk ishin prezent, vulosnin dhe shkruanin nga Tirana për tu menaxhuar pyjet e larta kryesisht në zonat e thella të vendit.
Shumë prej tyre kanë bërë tjëtërsim të pronave, shumë prej tyre kanë bërë gjithëfarë gjërash, por kjo nuk na ka dekuarajuar.
Nuk kemi pasur motiv në vetëvete të themi ishte fajtore qeveria e mëparshme. Mendoj se qeveria e mëparshme duket të ishte më e kujdesshme. Pyjet mund të kalonin në pushtetin vendor, por duhet të kalonin me një inventor, duhet ti kalonin që mos kishte mbivendosje. Boll janë vrarë njerëz në Shqipëri me ligjin e fmashëm 7501 me mbivendosje pronash.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gati-prligji-ndalohet-10-vjet-prerja-e-pyjeve-per-qellime-fitimi/