Prishja e ndërtimeve pa leje, IKMT: Në 28 shtator nis aksioni në Berat e Krujë- Ora News

2015-09-27 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit paralajmëron nisjen e një aksioni të gjerë në mbarë vendin për prishjen e ndërtimeve pa leje si dhe çlirimin e hapësirave publike. Në një intervistë për Ora News, kryeinspektore Dallëndyshe Bici shprehet se qyteti i Beratit dhe Krujës do të jenë ndalesat e para, ndersa bën publike edhe bilancin e ndërimeve pa leje në gjithë vendin.
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit do të nisë aksionin në gjithë territorin e vendit ndaj ndërtimeve pa leje, si dhe për të çliruar hapësirat publike. Fadromat e para do të ulen në 28 shtator në dy qytetet muzeale, Berat dhe Krujë.
Bici: Të hënën fillon aksioni njëkohësisht në dy qytete muzeale, Berat dhe Krujë. Brenda në qytet, kryebashkiaku i Krujës ka një projekt që do ta realizojë shumë shpejt pas ndërhyrjes së IKMT. Ndërsa sa i takon bashkisë së Beratit do të jemi të përqëndruar në lirimin e hapësirave publike?.
Në një intervistë për Ora News, kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Dallëndyshe Bici, thotë se aksioni do të shtrihet edhe në veri të vendit. Ndërsa në Tiranë, inspektorët do të vijojnë aksionin në Unazën e Vogël dhe Farkë.
Bici: Jemi në vazhdim të Unazës së madhe në kryeqytet, është bërë një punë shumë e madhe pavarëisht se akoma nuk është finalizuar. Dje kemi nisur një segment tjetër të Unazës së Madhe për sa i takon pjesës së Farkës, që është pjesa lindore e Unazës së Madhe. Edhe aksioni në veri të Shqipërisë në skajin më verior të saj në Tropojë dhe shumë shpejt edhe në Fier.
Sipas të dhënave që disponon Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, numri i ndërtimeve pa leje në gjithë vendin ka ardhur në rënie.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prishja-e-ndertimeve-pa-leje-ikmt-ne-28-shtator-nis-aksioni-ne-berat-e-kruje/