Tirana kryeqyteti më i ndotur, dita ndërkombëtare pa makina rekord pastërtie

2015-09-27 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm në ditën ndërkombëtare pa makina, ndotja e ajrit në Tiranë ka qenë brenda normave të Bashkimit Europian. Kreu i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, thotë se një rekord i ngjashëm është arritur vetëm një vit më parë, kur Tiranën e vizitoi Papa Françesku.
Kryeqyteti ka shënuar te parin rekord të ajrit të pastër, që pas vizitës historike të Papa Françeskut.
Pas monitorimit të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit vetëm në 22 shtator, në ditën ndërkombëtare pa makina, ndotja e ajrit është reduktuar me gati 50% krahasuar me një ditë më parë.
Julian Beqiri:? Tirana dy nga elementët e cilësisë së ajrit më problemtikë ka grimcat e pluhrit dhe dioksidin e azotit, të dyja këto parametrat në datën 21 kanë qenë mbi normën e BE dhe nën normë në 22. E njëjta ndodh dhe me grimcat e pluhrit, në datë 21 ka qenë 61.2 dhe në datë 22 ka qenë 36.77? .
Në një intervistë për Ora News, kreu i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, publikon të dhënat që e rendisin Tiranën në krye të listës së qyteteve të ndotura dhe më pas vjen Elbasani dhe Durrësi.
Julian Beqiri:?Tirana ka një mesatare 20-30% mbi normën e BE, ku më problematike janë grimcat e pluhrit. Kemi një mesatare në ditë të caktuara edhe në qytete të tjera të Shqipërisë por Tirana është qyteti më problematik në këtë element?.
Julian Beqiri i bën thirrje pushtetit lokal të investojnë në rritjen e hapësirave të gjelbërta si edhe në pastrimin e qytetit me mjete më të sofistikuara.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tirana-kryeqyteti-me-i-ndotur-dita-nderkombetare-pa-makina-rekord-pastertie/

Free Traffic Exchange