Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetra banorë të ish-Institutit Bujqësor në Kamzë kanë protestuar sot për mungesën prej 8 muajsh të energjisë elektrike.
Rreth 20 prej tyre janë ngjitur në tarracën e një godine 4-katëshe prej orësh dhe kërecënojnë se do të hidhen, ndërsa të shumtë janë ata që protestojnë poshtë.
Shumica e personave që janë ngjitur në tarracë janë fëmijë. Njëra nga protestueset sipas pamjeve në një moment kercenon se do te hidhet nga ndërtesa teksa mban ne krahe nje fëmijë.
Sipas pretendimeve të banorëve ata paguajnë rregullisht, por debitë janë të prapambetura dhe ata janë në pamundësi financiare për të kryer pagesat.
Në këtë zonë janë 400 familjet të cilat janë në mungesë të energjisë elektrike. Në vendgjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilët po kërkojnë të mbajnë ngjarjen në kontroll.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kamez-banoret-e-ish-institutit-bujqesor-kercenojne-se-do-hidhen-nga-pallati/