VLORË- Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e 119 kg lëndë narkotike , 4815 rrënjë bimë narkotike kanabis dy armë kallashnikov 101 fishekë dhe një armë zjarri.Në prangat e policisë kanë rënë Xhevdet Koçiraj, 73 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Përparim Koçiraj, 48 vjeç, banues në lagjen "Pavarësia", Julian (Sokol) Koçiraj, 35 vjeç, banues në lagjen "10 Korriku". Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë Dritan Koçiraj, 38 vjeç, banues në lagjen "10 Korriku", Enea Zenelaj, 23 vjeç, banues në lagjen "Pavarësia".
Ndërkohë që droga është gjendur në brëndësi të stanit të këtyre personave të cilët ranë në prangat e policisë në fshatin Kropisht.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 2 armë zjarri Automatikë model 56'
- 1 armë gjahu teke,
- 101 fishekë të kalibrit 7.62
- 3 automjete, të gjetura në vendin e ngjarjes.
Në afërsi të stanit të tyre, Policia ka asgjësuar gjithashtu edhe 4-parcela me 4815 rrënjë bimë narkotike me lartësi 50-120 cm dhe po punon për kapjen e personave të shpallur në kërkim