Bankat më të shtrenjat në rajon, Biznesi: Funksionojnë si monopol, të ndërhyjë BSH

2015-09-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi ngre një sërë shqetësimesh në lidhje me bankat e nivelit të dytë. Administratori i Konfindustrisë,Gjergj Buxhuku, deklaron se sistemi bankar në vend është më i shtrenjti në rajon dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së tregut të kapitalit.Ndërkohë që anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Sherefedin Shehu, i kërkon Bankës Qëndrore që të ndërhyjë.
Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri vlerësohen si më të shtrenjtat në rajon.
Biznesi ankohet se interesat e bankave janë të larta, pasi ato funksionojnë si monopol në një kohë që mungon edhe tregu i kapitaleve.
Buxhuku: Natyrisht duke qenë në pozita monopoli, sistemi bankar shqiptar luan edhe prodhon këto terma kaq të rënda dhe të vështira të kreditimit, të cilat pastaj çojnë në rëndimin e situatës ekonomike në përgjithësi.
Të njëjtin vlerësim jep edhe deputeti, Sherefedin Shehu, sipas të cilit uljet e normës bazë të interesit nuk kanë dhënë asnjë efekt konkret.
Shehu: Banka Qëndrore unë mendoj se ka ndërhyrë nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit, por ajo nuk ka qenë efektive. Dhe në këtë këndvështrim pastaj sistemi ynë bankar është relatisht më i shtrenjtë dhe Banka Qëndrore natyrisht që mund të ndërhyjë.
Administratori i Konfindustrisë i kërkon Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore që të ndërhyjë për të kufizuar daljen e kapitaleve jashtë vendit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/bankat-me-te-shtrenjat-ne-rajon-biznesi-funksionojne-si-monopol-te-nderhyje-bsh/

Free Traffic Exchange