Tronditet Shijaku, vret gruan e vjehrrin, kërcënon vetëvrasje

2015-09-27 4

SHIJAK- Një krim i dyfishtë ka tronditur qytetin e Shijakut mëngjesin e sotëm një burrë ka vrarë gruan e më pas vjerrin. Dritan Petova ka vrarë me çifte bashkëshorten dhe vjerrin e tij pikërisht në shtëpinë e këtij të fundit. Mësohet se çifti kanë patur mosmarrëveshje të vazhdueshme për shkak se autori ishte konsumues i rregullt i alokolit por sherri i mëngjesit të sotëm ka qënë dramatik për të dhe babin e saj. Autori 41 vjeçar Petova pas sherrit të madh me to ka qëlluar me çifte drejt vajzës Zara Petova 35 vjeç dhe të atit Ismet Leka 72 vjeç duke i lënë të vdekur në vend e duke u larguar nga vendngjarja.Autori qëndron mbi shtyllën e tensionit të lartë me armën që ka kryer krimin

Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur në orë 05:00 të mëngjesit të kësaj të djele në zonën e njohur si 'Xhafzotaj'. Ndërkohë pas kryerjes së vrasjes policia ka gjurmuar autorin dhe ka lokalizuar vendodhjen e tij. Petova pas ngjarjes është larguar drejt radiostacionit ku ai dhe punonte si një roje private është ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe po kërkon të vetëvritet.Ai është i armatoasur dhe qëndron në shtyllë ende. Policia po negocion me 41 vjeçarin për të mos e çuar në 3 numrin e vikrimave të kësaj ngjarjeje të rëndë në Shijak.

Sipas burimeve nga policia mësohet se forcat Renea po nisen drejt qytetit të Durrësit për të negociuar me autorin.