TIRANË - Punimet për hapjen e një pusi të ri nafte në zonën e Zvërnecit kanë ngritur shqetësimin e banorëve të zonës dhe ambientalistëve, për këto punime. Por cila është firma e cila ka fituar të drejtën dhe lejen për shpimin e pusit në këtë zonë?
Sipas vendimit të qeverisë që mban datën 22 korrik, ajo është firma San Leon Durrësi B.V Shpk. Kjo firmë është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve në Shqipëri më 21 shkurt 2008 si zyrë përfaqësie, dhe përfaqësues ligjorë të saj janë Poul Standart Griffths, Rene Poul Kuijper dhe Paul Sullivan.
Kjo kompani me seli në rrugën ?Mustafa MatoHiti? në Tiranë, është filial i kompanisë Holandeze ?Island International Exploration B.V? të regjistruar me vendim gjykate në Shqipëri më 19 shkurt, dy ditë para hapjes së degës në QKR, dhe drejtues i kësaj zyre në Shqipëri është Malfor Nuri.
Në portalin zyrtar të ?San Leon Energy?, pjesë e kësaj kompanie është prezantuar dhe Shqipëria si një vendburim që po eksplorohet, me seli në Durrës dhe në planin e kompanisë për vitin 2015 është edhe pusi i Zvërnecit.