Banorët: Jo pusit të naftës në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

2015-09-26 1

VLORË - Banorët e Nartës janë zgjuar të shqetësuar këtë të shtunë, pasi kanë mësuar krejt papritur se në zonën e mbrojtur të Zvërnecit do të hapet një pus për kërkimin e naftës. Ata thonë se nuk janë në dijeni të vendimit që ka marrë Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombetar i Territorit, dhe se nuk janë pyetur për diçka të tillë.

?Nuk jemi pyetur ndonjëherë si popull?, - shprehen ata.

Banorët e Nartës në Vlorë janë mbledhur në një takim-protestë në mbështetje të të cilëve kanë shkuar edhe kreu i departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi dhe ambientalisti Sazan Guri. Për disa banorë, politizimi i kësaj kauze nuk ka qenë aspak i mirëpritur. Ata i kanë rikujtuar Malltezit dhe Gurit protestat që kanë zhvilluar në kohën e qeverisë Berisha kundër ndërtimit të TEC-it në këtë zonë.

?Kur ne ziheshim me policinë e Sali Berishës për pengimin e TEC-it ju fshiheshit, tani na vini për mbrojtjen e gjirit të Vlorës. Nuk duhet të vini të bëni politikë këtu?, - thanë banorët.

Sipas tyre si Partia Socialiste edhe Partia Demokratike i bëjnë vetë ligjet.

Jamarbër Malltezi akuzoi qeverinë se e ka marrë vendimin në fshehtësi dhe kërkoi që të zbardhet projektligji.

?Qeveria shqiptare jep leje për puse nafte në Zvërnec gjë që nuk e dinë as banorët, as ne, as ambjenlalistët. I kërkojmë qeverisë të bëjë me dije projektligjin dhe nëse janë në rregull me ligjet e Konventës. U takova me anëtarët e këshillit bashkiak dhe ata nuk ishin në dijeni të këtij projektligji?, u shpreh Malltezi.