'Do dëgjoni çudi: Qeveria Meta terror ndaj opozitës Basha-Rama'

2015-09-26 1

BERAT - Aleati më i madh në qeverisje Ilir Meta i ka kaluar me batuta kërkesat e përsëritura të opozitës e veçanërisht liderit Basha për dorëheqjen e tij. Madje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbuluar edhe arsyen përse kryedemokrati Basha i kërkon të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Kuvendit.

?Unë e kuptoj kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo vetëm për demokratët në parlament por sidomos për liderin historik z.Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufi qëndrimet e tij politike?, tha Meta.

Meta tha se e sheh të çuditshme kërkesën e Bashës për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, kur në fakt në çdo vend të botës një lider i opozitës kërkon dorëheqjen e Kryeministrit.

?Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare z.Basha nuk kanë nevojë për shumë sqarime.Është i vetmi kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit?, - u shpreh kreu i LSI-së.

Meta tha se nga Basha duhet të presim edhe çudi të tilla: Nuk habitem sepse qeverinë Rama e etiketon si qeverinë Rama-Meta. Madje nuk keni dëgjuar asgjë akoma sepse shumë shpejt do fillojë të ndërrojë vendet dhe do akuzojë qeverinë Meta-Rama dhe pak më vonë të jeni të bindur se do dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama?.

Këto deklarata kreu i LSI i bëri pasi mori pjesë në panairin me prodhime bio në Skrapar, në përgjigje t interesit të gazetarëve për çështjet e aktualitetit politik.