"Bashkia e Tiranës dhe kreu i saj po punësojnë të inkriminuar në administratë dhe po abuzon me shkarkimet nga puna"- kjo është akuza e rradhës drejt kreut të Bashkisë Veliaj nga ana e Pratisë Demokratike.
Fabian Topallaj, anëtar i djathtë i këshillit bashkiak tha se Veliaj po jep kontributin e tij të rilindjes së administratës shtetërore me shkarkim punonjësish, dhe zvendësim me kriminelë.
?Erjon Veliaj po jep kontributin e tij në projektin e rilindjes se adminiratës shtetërore me shkarkimin e punonjësve të bashkisë Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kriminelë të afirmuar. Mesa duket Veliaj nuk ka kohë të bëj një kërkim të thjeshtë në Google ku rezulton se Eqerem Braçe ka probleme me ligjin?, deklaroi Topallaj.