Lufta ndaj informalitetit, Klosi: ISSH të raportojë për kontribuuesit

2015-09-25 1

Një herë në 10 ditë të gjithë punonjësit e sigurimeve shoqërore janë të detyruar të raportojnë në drejtoritë rajonale për çdo të dhënë mbi ata që janë pjesë e kontributeve shoqërore. Ky është një urdhër të cilin e ka bërë publik sot ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi gjatë një takimi me punonjësit e ISSH.

?Shtimi i numrit të të siguruarve dhe i sasisë së kontributeve të derdhura duhet të jetë deviza dhe synimi ynë parësor. Në Shqipëri ka një informalitet shumë të lartë në punë dhe këtë nuk e gjejmë në statistikat e Inspektoratit të Punës, por në statistikat e INSTAT-it dhe të organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një ndër arsyet kryesore është fakti se statistikisht, informaliteti në punë më i lartë është ai në bujqësi?, - tha ministri Klosi.

Ndërkohë Vjollca Braho drejtoresha e Institutit të sigurimeve shoqërore tha se është e nevojshme që të kemi më shpesh fushata për të sensibilizuar fermerët që të bëhen pjesë e skemës së kontributeve shoqërore.

?Për sa i përket të ardhurave nga të vetëpunësuari në Bujqësi, është bërë një punë e madhe nga të gjithë inspektorët e bujkut për punën që ata kanë bërë gjatë këtij 8-mujori dhe puna jonë është e përditshme duke shkuar dhe takuar përditë fermerët?, - tha Braho.

Taskimi u mbajt në kuadër të luftës kundër informalitetit në tregun e punës. Klosi dhe Braho theksuan se çdo qindarkë e derdhur si kontribut është një garanci për të ardhmen.