Gjykata shfuqizon tenderin, i rikthen Calit Lagunën e Patokut

2015-09-25 2

TIRANE - Shfrytëzimi i Lagunës së Patokut për peshkim i rikthehet firmës së familjes Cali. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës Administrative e cila shpalli të paligjshëm tenderin e Ministrisë së Buqjësisë, ku në mars të këtij viti ja kaloi Lagunën kompanisë Tenki 01 në pronësi të familjes së deputetit Armando Prenga, tashmë ky i arrestuar pas përplasjes 2 javë më parë fizikisht me Calët qe shenoi edhe te plagosur.

...
Gjykata Administrative pranon kerkesen e familjes Cali, duke i rikthyer keshtu te drejten per shfrytezim te peshkimit ne Lagunen e Patokut e cila nje muaj me pare u be shkak per nje perleshje me familjen e deputetit Armando Prenga qe ja kishte marre kete te drejte permes nje tenderi. Pas 5 seancave gjykatësi Avdi Sejdi ka vendosur të shpallë të shfuqizoje tenderin e Ministrisë së Bujqësisë e cila në mars të këtij viti ja kaloi lagunën firmës Tenki 01, firmë kjo në pronësi të Eduard Prengës vëllait të deputetit Armando Prenga. Dy javë më parë familja Cali e Prenga u përleshën midis tyre për të drejtën e shfrytëzimit të kësaj lagunë, ku për pasojë u plagosën 4 persona ndërsa në pranga ra dhe deputeti Armando Prenga i cili tashmë është përjashtuar nga grupi parlamentar socialist.

Por si lindi konflikti për Lagunën?
Familja Cali e shfrytëzon Lagunën prej më shumë se 10 vitesh me një leje të marrë në vitin 2005, ndërsa në tenderin e marsit të këtij viti Ministria e Bujqësisë ja kaloi firmës Tenki 01.

E pikërisht ky tender sipas gjykatësit Sejdi është kryer në shkelje ligjore pasi ministria ka klasifikuar fitues kompaninë e vëllait të deputetit dhe pse kjo kompani nuk kishte eksperiencë me peshkimin.

Një tjetër shkelje e bërë nga Ministria teksa ka skualifikuar firmën Cali është dhe kërkesa për drejtues teknik, gjë të cilën sipas buletinit, -tha gjykatësi, - ministria nuk e ka patur kërkesë në tender por e ka shtuar pasi janë dorëzuar dokumentet.

Ky vendim për peshkatarët e lagunës ishte drejtësia që ata kërkonin.

Ndërsa juristja e ministrisë nuk preferoi të komentojë humbjen e procesit gjyqësorë, por jashtë kamerave u shpreh se do të apeloj këtë vendim dhe deri në një vendim përfundimtar Laguna sipas saj mund të përdoret nga Calët.