Braçe: Hetim ndërkombëtar jo vetëm për CEZ, ja “krimet" e tjera

2015-09-25 0

TIRANË - Në një kohë kur Partia Demokratike por edhe vetë LSI po kërkon hetim ndërkombëtar për skandalin e CEZ dhe ku i përfshirë pretendohet të jetë kryeparlamentari Ilir Meta, kanë ardhur edhe reagimet e para nga socialistët.

Kryetari i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe në një intervistë për Shqiptarja.com thotë se i takon ekspertëve ligjor të vendosin për hetim kombëtar apo ndërkombëtar, por sipas tij kjo nuk është çështja e vetme që kërkon hetim. Braçe thekson se janë të shumta krimet shtetërore për të cilat duhet të përgjigjen penalisht zyrtarë të vendit.

?Shikoni më vjen mirë të them që unë për këtë histori unë kam folur që në vitin 2010 - 2011 dhe në vijimësi veçanërisht gjatë vitit 2012 dhe vetëm dje gjeta të paktën 22 fjalime në kuvendin e Republikës Shqipërisë për këtë çështje pra për çështjen veçanërisht e mbledhjes së borxheve të këqija kompanive të angazhuar në të apo vendimmarrjet e Ere-s në favor të kompanisë ÇEZ. Është një çështje që për aq sa di unë është mirë që të hetohet kombëtarisht apo ndërkombëtarisht i takon atyre që janë ekspert të fushës, unë nuk e kam ekspertizën e nevojshme veçanërisht në raport me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të thënë që është i vlefshëm një hetim kombëtar apo një hetim ndërkombëtar për këtë gjë, kështu që besoj unë që ju takon atyre që janë ekspert të kësaj lënde veçanërisht komisionit të ligjeve të kuvendit po pasi të shikojmë atë iniciativën e partisë Demokratike për ligjin që e legalizon këtë lloj procesi në Shqipëri. Në rast se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e krijon këtë mundësi dhe në rast se mbi hetimin kombëtar është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar pse jo kjo çështje le të hetohet por duhet t ju sjell në vëmendje një element tjetër që në këtë vend kanë ndodhur ngjarje shumë më të rënda dhe me pasoja të rënda sociale sesa kjo çështje të cilën po flasim të cilat ose nuk janë hetuar ose janë hetuar pjesërisht ose janë hetuar qëllimisht keq ose në fund fare edhe kur janë hetuar nuk janë gjykuar dhe në rast se kjo mundësi krijohet nga kushtetuta apo nesër nga reforma në drejtësi mirë do të ishte dhe pse jo të ketë hetim të tillë të plotë dhe gjithëpërfshirës për krimin shtetëror të Gërdecit me pasojën e rëndë të vrasjes masive të 26 qytetarëve shqiptare dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, për krimin e rëndë të 21 Janarit me pasojë vrasjen e 4 qytetarëve shqiptarë dhe plagosjen e 12 të tjerëve dhe natyrisht për krimin po prap të rëndë shtetëror të abuzimit me procedurën e prokurimit e më pas të ndërtimit të rrugës Rrëshen - Kalimash një çështje e hetuar dhe e pagjykuar edhe sot e kësaj dite për shkak të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë?, tha Braçe.

Për gjithë këtë situatë të krijuar Braçe e drejton gishtin e përgjegjësisë edhe nga gjykatat duke i cilësuar ato jo vetëm të kapura politikisht por edhe të korruptuara.