Partia Demokratike ka kërkuar sot sërish dorëheqjen dhe vënien para drejtësisë të ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Në një deklaratë për mediat nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, PD akuzon se Tahiri ëshë i përfshirë në trafikun e dorgës dhe makina e tij personale është përdorur për këtë qëllim.
?Nuk ka më asnjë shteg shpëtimi për Saimir Tahirin. Duhet të largohet nga zyra e nga detyra që mban, që prokuroria të bëjë hetim të plotë e të pandikuar?, deklaroi Alibeaj. ?Deri mbrëmë, ai mbrohej duke thënë se ka shitur makinën në të zezë, ka fshehur pasurinë. Pra ka bërë një krim më të lehtë se sa përfshirja direkte në trafikun e drogës. Por mbrëmë e pranoi vetë se e ka përdorur sërish narko-taksinë, AA 003 GB, edhe pse e paska shitur, duke u vetëdenoncuar si i implikuar në trafikun kriminal.?
Ish-deputeti i PD-së duke iu referuar deklaratës së dhënë mbrëmë të Tahirit në emisionin ?Top Story?, tha se skandali ku është përfshirë ministri socialiste po zmadhohet çdo ditë me alibitë dhe variantet që mxjerr.
?Tahiri mbrëmë u mundua të mbrohej duke thënë se habilajt i paska kushërinj të largët. Po, aq të largët, sa u lë makinën personale që ata të mos ndalohen nga policia e të kalojnë edhe në pikat e kalimit kufitar, dhe kur ata të mos kenë punë, makinën e drogës e merr sërish Saimiri. Makina përdoret për trafik dhe këtë e kanë konstatuar në punën e tyre vëzhguese oficerët e antidrogës?, deklaroi Alibeaj.