Kukës, 10 ditë pas fillimit të shkollës nxënësit ende pa libra - Ora News

2015-09-25 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga startimi i vitit të ri shkollor, por në Kukës nxënësit kanë mungesa në tekste shkollore.

Mungesat janë vënë re edhe tek nxënësit e shkollës 9-të vjecare ?1 Qershori? të cilët thonë se iu mungojnë tekstet e Matematikës, Gjuhës Shqipe, Edukatës Shoqërore, Gjeografia etj.

Ata shtojnë se kanë shkuar në libraritë, por aty iu kanë thënë se librat do të vijnë së shpejti.

Tekstet shkollore, duhej të ishin gati që në ditën e parë të shkollës, për vetë faktin se shpërndarja e tyre ka nisur që më 1 Shtator, por në Kukës nxënësve do iu duhen edhe disa ditë që të marrin mësimet me leksione.

Drejtues të shkollave, thonë se shkak është bërë mungesa e disa titujve, por edhe ndryshimi i përzgjedhjes së tyre nga mësuesit apo edhe mos marrja e librave për shkak të nivelit të dobët ekonomik të familjeve kuksiane.

Për më shumë klikoni në

Free Traffic Exchange