Skandali i CEZ, reagimi i SHBA "Hetimi u takon shqiptarëve"

2015-09-25 0

TIRANE - Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur kërkesës së kryeparlamentarit Meta për një hetim amerikan mbi çështjen e CEZ-it. SHBA vlerëson se përgjegjës për hetimin e çështjeve që ndikojnë popullin shqiptar janë vetëm policia dhe prokuroria shqiptare. Ndërkohë, ambasada amerikane thekson se SHBA i mbështet institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, përmes ekspertëve të OPDAT.

I pyetur nga Shqiptarja.com se si e pret Ambasada Amerikane ftesën e z. Meta për një hetim nga ana e SHBA-së për çështjen e CEZ, zëdhënësi Ryan Roberts, shprehet se: "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Nëpërmjet zyrës së OPDAT, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit. Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij".

Free Traffic Exchange