PD: Kushtetuesja të rrëzojë ligjin për CEZ, pastaj hetim ndërkombëtar

2015-09-24 1

TIRANË - Demokratët do të ndërmarrin të hënën dy nisma në lidhje me skandalin e CEZ-it për të cilat do t?i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri dhe asaj të Strasburgut për një hetim ndërkombëtar. Deputeti Eduard Halimi tha sot në një deklaratë për mediat se të hënën Partia Demokratike do t?i drejtohet Kushtetueses për të rrëzuar marrëveshjen e miratuar nga mazhoranca në Kuvend për zgjidhjen me mirëkuptim të ngërçit mes qeverisë shqiptare e kompanisë çekë të shpërndarjes. Kjo marrëveshje e arritur në aribtrazh mes palëve, sipas demokratëve dëmtoi interesat financiarë të shtetit shqiptar i cili i kushton taksapaguesve shqiptarë 600 milionë dollarë.

?Në fillim të javës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do t?i drejtojë Gjykatës Kushtetuese kërkesën për të hedhur poshtë ligjin e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim mes Shqipërisë dhe CEZ sh.a. Ky akt dëmton interesat financiare të shtetit shqiptar?, deklaroi deputeti demokrat në një deklaratë zyrtare nga selia blu.

Nisma e dytë që do të ndërrmarrë Partia Demokratike është kërksa për një hetim ndërkombëtarë të kësaj afere, sipas Halimit miliona eurosh.

?Po ditën e hënë, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin që bën të mundur hetimin e plotë ndërkombëtar të kësaj afere korruptive?, shtoi Halimi.

Deputeti demokrat akuzoi dy aleatët në qeverisje Edi Ramën dhe Ilir Metën se janë përgjegjësit kryesorë të skandalit me CEZ.

?Rama dhe Meta janë ribashkuar në një pakt kriminal. Rama ka nevojë për mbrojtje në aferën e 600 milionë Eurove që i fali CEZ-it. Meta ka nevojë dëshpërimisht për ndihmë teksa akuzohet për aferën e 135 milionë Eurove në kompaninë DIA?, tha Eduart Halimi.

Free Traffic Exchange