Sot Kurban Bajrami, politika uron të gjithë besimtarët për festën

2015-09-24 2

Presidenti i Republikës Bujar Nishani uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë në Festën e Kurban Bajramit. Urimit për këtë festë iu bashkua kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha të cilët kanë zgjedhur rrjetin sicial "Facebook" për të uruar.

Urimi i ministrit të Mirqënies Sociale
"Uroj të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit por po përfitoj nga rasti ti përgëzoj për harmoninë fetare që ekziston në vendin tonë dhe shpresoj të mbetet një vlerë e pavdekshme.Sot është një ditë e madhe për të gjithë dhe flijimi shkon te kafshët.Feja e islamit është larg ekstremizmit.Urime të gjithëve"

Urimi i kryeparlamentarit Ilir Meta
Kryeparlamentari Meta ka uruar në një mënyrë të shkurtër dhe fare të thjeshtë të gjithë besimtarët mysliman,pasi i është përgjigjur interesit të gazetarëve gazetarëve lidhur me akuzat e fundit politike ndaj tij.Meta ka uruar mbarësi për te gjithë gjatë daljes nga komuniteti mysliman shqiptar në të cilin ishte i pranishëm për vizitë së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi

Urimi i kryebashkiakut Veliaj
"Urime të gjithë besimtarëve mysliman në këtë ditë të veçantë për ta.Bashkia sot ka shpërndarë paketa ushqimore për të gjitha familjet në nevojë duke u solidarizuar kështu me vuajtjen e tyre.I bëj apel të gjithë atyre që zoti i ka dhënë më shumë të ndihmojnë me të ardhura apo të mira materiale të gjithë nevojtarët ta ndajnë nevojën me të tjerët.Jam shumë i lumtur që punët po na ecin mbarë edhe me xhaminë e Namazgjasë"


Urimi i ish-kryeministrit Sali Berisha
?Gëzuar Kurban Bajramin! Të dashur miq, sot besimtarët musliman shqiptar nderojnë dhe festojnë Kurban Bajramin, ditën e mëshërisë dhe sakrificës të njeriut për Zotin, vehten, familjen dhe kombin e tij. Sot nga zemra le të urojmë në çdo besimtari musliman si dhe mbarë shqiptarëve, Gëzuar këtë ditë të shenjtë dhe t?i lutemi Zotit të Madh të kthejë në mirësi çdo sakrificë e përpjekje të çdo njerit prej nesh? ? përfundon urimin Berisha.

Urimi i Presidentit Bujar Nishani
?Gëzuar këtë Festë madhështore që na sjell në vëmendje Sakrifikimin dhe Dhurimin, dy shtylla nga më të rëndësishmet që sigurojnë paqen mes njerëzve mundësuar nga Mëshira e Zotit. Le të jetë kjo ditë e shenjtë, si gjithmonë ka qënë në të kaluarën dhe gjithmonë do jetë në të ardhmen, një ditë kur ai që ka i jep atij që s'ka, i shëndetëshmi mëshiron dhe bën diçka për të sëmurin, i fuqishmi ndihmon të dobëtin, i shoqëruari afron të braktisurin.Të kujtojmë në këtë ditë se, gjithmonë me aprovimin dhe Mëshirën e Zotit pa të cilën nuk është e mundur kurgjë, mirëqenia e madhe shpirtërore dhe materiale e përherëshme e komunitetit përbëhet nga kontributet e përkohëshme dhe sakrificat e një çasti të çdo njeriu? përfundon urimin e tij Presidenti Bujar Nishani.

Urimi i kreut të PD, Lulzim Basha
Të nderuar miq, vellezer dhe motra, besimtare myslimane, Gëzuar Kurban Bajramin! Sjelltë kjo festë sa më shumë gëzim, hare, shëndet e harmoni, për gjithsecilin prej jush dhe f...

Free Traffic Exchange