Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vonesat për nisjen e fazës së dytë të punimeve për Lungomaren, e ka lënë qytetin me imazhin e një kantieri ndërtimi. Punimet për projektin duhet të kishin rinisur me 15 shtator, por kjo nuk ka ndodhur.
Në pritje të rinisjes së punimeve për Lungomaren, në Vlorë një sipërfaqe e konsiderueshme shfaqet me pellgje të stërmëdha me ujë.
Puna për projektin madhor duhet të kishte filluar më 15 shtator, sipas njoftimit të mëhershëm të Bashkisë së Vlorës, por kjo nuk ka ndodhur, ndërkohë që nuk është bërë publik ndonjë afat tjetër për Lungomaren.
Qytetarët thonë se Lungomare i nevojitet Vlorës, por janë pesimistë për ecurinë e projektit, ndaj kërkojnë nga drejtuesit e institucioneve, t?u përgjigjen premtimeve.
Faza e parë e projektit të Lungomares, mbushja me rërë e shëtitores u mbyll në muajin qershor.
Diferenca mes gjendjes aktuale dhe asaj të mëparshme në plazh është e padallueshme.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/punimet-e-lungomares-do-rinisnin-me-15-shtator-por-vendi-i-mbushur-me-gropa/