Lezhë, vandalizëm në Kala kundër mbishkrimit të Sulltan Sulejmanit

2015-09-24 5

LEZHË - Porta hyrëse e Kalasë së Lezhës është vandalizuar nga disa persona ende të paidentifikuar të cilët kanë shprehur edhe qëndrimin e tyre kundër vendosjes së mbishkrimit të Sulltan Sulejmanit përmes disa mbishkrimeve.

Në pllakatën e ngurtë të vendosur para pak ditësh me mbishkrimin e Sulltan Sulejmanit u vendos në portën hyrëse të Kalasë së Lezhës. Mbishkrimi flet për rindërtimin e Kështjellës më 1522 nën kujdesin e feudalëve lokalë Skuraj.

Në të shkruhet tekstualisht: ?Sulltan Sulejmani, ka rikonstruktuar këtë kështjellë të bekuar, Zoti e perjetesoftë mbretërimin e tij dhe i dhentë jetë të gjatë. Me ndihmen e Dervish Muhamedi, i biri i Uzgur. Kryelarta, keshtjelle e forte e Sulejmanit. Viti 1928 ose me kalendarin Gregorian, viti 1522?.

Por ky mbishkrim mesa duket nuk u ka pëlqyer të gjithë lezhjanëve të cilët gjatë natës anëshkruar në mure se ?mos u shitni te osmani?

Bëhet e ditur se mbishkrimi është zbuluar në vitet?70 nga prof Frano Prendi, dhe prej kohës së zbulimin e deri më sot ruhej në muzeun etnografik të qytetit të Lezhës.

Kundër këtij akti vandalizimi ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila apelon se nuk duhet pasur frikë nga monumentet e kulturës.

Gjithashtu gjatë mbrëmjes së kaluar është dhunuar edhe Kisha e Shënkollit në Lezhë. Mësohet se janë dëmtuar disa ikona dhe janë thyer xhamat e Kishës.

Free Traffic Exchange