Paketa fiskale 2016, Beqiraj: S’do të ketë rritje taksash, bashkëpunim me FMN - Ora News

2015-09-24 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në paketën fiskale të vitit që vjen nuk do të ketë rritje taksash. Garancinë e ka dhënë zv/Ministrja e Financave Irena Beqiraj në emisionin ?Tonight Ilva Tare?. Ndërkaq ekspertët deklaruan se rënia e konsumit po sjell varfërimin e vendit.
Zv/Ministrja e Financave, Irena Beqiraj, e ftuar ne emisionin ?Tonight Ilva Tare? ka siguruar se në paketën fiskale të vitit 2016 nuk do të ketë rritje taksash.
Kadia: A do të kemi rritje taksash në projektbuxhetin e vitit 2016?
Beqiraj: Jo.
Kadia: Mbajeni shënim.
Tare: Na e thuaj dhe njëherë, regjia.
Beqiraj: Jo, nuk do të ketë rritje taksash.
Ajo garantoi gjithashtu vazhdimin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Beqiraj: Proçesi i rishikimit të marrëveshjeve do të vazhdojë, ata do të jenë këtu në tetor dhe nuk kemi asnjë lloj prishje të marrëveshjeve apo të marrëdhënieve me FMN.
Koordinatori i PD, Mateo Spaho dhe ekonomisti Besart Kadia, vunë theksin tek rënia e konsumit, i cili po sjell dhe varfërimin e vendit dhe tek dëgjimi i zërit të biznesit nga ana e qeverisë.
Spaho: Mungesa e konsumit ëhstë ajo mungesë që edhe sipërmarrësit i bën pesimistë të mos prodhojnë plan investimi, të mos kërkojnë kredi nëpër banka. Dhe është ajo që shtyn bankat të mos japin kredi.Çështja është shumë e thjeshtë, po varfërohemi.
Kadia: Duhet të merrni parasysh nëqoftëse mundeni sjelljen e biznesit shqiptar, zërin e tyre që në çdo hap tuajin ka qenë kundër. Nuk kam mbajtur mend njëherë një Dhomë Tregtie që ka thënë pro, përveç formalizimit dhe këtu jemi të gjithë dakord, formalizimi është i duhur.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/paketa-fiskale-2016-beqiraj-sdo-te-kete-rritje-taksash-bashkepunim-me-fmn/