Dekriminalizimi, mazhorancë- ​opozitë pranë marrëveshjes

2015-09-24 2

TIRANË - Mazhoranca e opozita pritet t?i lëshojnë ?pe?njëra-tjetrës për të arritur në një projekt përbashkët për procesin e dekriminalizimit. Burime konfidenciale nga Partia Socialiste për këtë çështje thonë se demokratët pritet të tolerojnë një nga pretendimet e tyre atë për testin e drogës, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca do të japë kompromis për kërkesën tjetër të opozitës, atë të shenjave të gishtërinjve për personat që duan të kandidojnë për poste të larta shtetërore.

Por nga kampi demokrat kryetari i këtij komisionit Oerd Bylykbashi thonë se nuk ka asnjë tërheqje nga kërkesa për testin e drogës.

Për socialistet testi i drogës bie në kundërshti me ligjin pasi kjo mund te realizohet vetëm me leje te posaçme nga Gjykata.

Por nëse nuk do të arrihet konsensus, kryetari i kuvendit Ilir Meta beson se zgjidhja do të vijë nga Komisioni i Venecias. Ndërsa shtoi me tej se LSI mbështet konsensusin bipartizan për çështjen e dekriminalizimit.

?LSI ka qenë partizane e vendosur për çështjen e dekriminalizimit dhe jemi shumë të kënaqur që dje më në fund kemi arritur konsenus në Konferencën e Kryetarëve. Të gjitha propozimet me padakortësi të kalojnë në Komisionin e Venecias dhe ato të kalojnë pa u kundërshtuar.?- tha Meta.

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj dhe Kryetari i Komisionit të posaçëm për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi janë dy negociatorët e marrëveshjes mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Amendimet kushtetuese të mazhoranëcs do diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe në Komisionin e Ligjeve ndërsa Drafti I pozitës dhe i opozitës do të diskutohen në komisionin e posacëm për Dekriminalizimin me synimin për të dale në fund me një draft të përbashkët .