Ligji i FA,Berisha: Është antikushtetues Braho: Sigurohet implementimi i plotë

2015-09-24 1

Demokratët e konsiderojnë antikushtetues ligjin e qeverisë për Forcat e Armatosura. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo është një përpjekje e shefit të qeverisë për të marrë kompetencat e kryetarit të shtetit.

?Më dukeni sot si qeveria e Gate Mahmutaj por ai është burë më i mirë se ju.Ishte kërkesa më minimale etike që zonja të kërkonte ndjesë publike për ndryshime antikushtetuese që i bënë ligjit vetëm që Edvini të bëhet sulltan të merte dhe funksionet kushtetuese që i ka kryetari i shtetit. Ky ligj është hartuar dhe miratuar në një kohë kur kryeministër ka qenë Pandeli Majko, ndërsa maxhorancë ka qenë Partia socialiste. Ky ligj u miratua nga mazhoranca qeverisëse 2001-2002 asnjë nuk e lëvizi kreu i ekzekutivit respektoi të gjitha. Erdhët ju me gjeneralin dhe dioni të bëni këto ndryshime që dhunojnë gjithçka?- u shpreh Berisha.

Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ka sqaruar se ndryshimet e projektligjit të propozuara janë në përputhje të plotë me Gjykatën Kushtetuese dhe në repsket të plotë të institucioneve. Kjo u konfirmua edhe nga kryetari i komisionit të sigurisë Spartak Braho.

?Komisioni për sigurinë kombëtare në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes u përkushtuan të gjejnë zgjidhje. Projektligji arrin plotësisht synimin do të sigurojë implementim dhe zbatim të duhur"-tha Braho.