Nuk ka lekë për rrugët, 75 milion dollarë borxhe të pashlyera biznesit- Ora News- Lajmi i fundit-

2015-09-24 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tiranë- Edhe gjatë 2015 në Shqipëri nuk do të përfundojnë të gjitha punimet e nisura në infrastrukturë.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese deklaroi se nga 76 kantierë që janë të hapur, vetëm 15 do të përfundojnë.
?Aktualisht ne kemi financuar rreth 76 kantiere, që do vazhdojnë të financohen dhe në vitet e ardhshme dhe vëtëm 15 prej tyre do të përfundojnë në vitin e ardhshëm. Relativisht do kemi një numër shumë të lartë të kantiereve të hapura, të cilat nuk është se janë pa kosto?.
Ndërsa përsa i përket borxheve ndaj kompanive, kreu i Infrastrukturës bëri me dije se janë edhe 75 milionë dollarë të papagura.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/