Gjirokastër, bllokohen 500 kg marijuanë Lazarati, 4 në kërkim

2015-09-24 5

Gjirokastër- Një sasi prej 500 kg marijuanë e dalë nga Lazarati është sekuestruar gjatë orëve të natës nga policia e Gjirokastrës.

Në kuadër të këtij operacioni të koduar "Udin" në pranga ka rënë edhe një prej transportuesve të kësaj lënde narkotike, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Droga e ndarë në 15 çanta shpine, ishte transportuar me dy automjete nga Lazarati në Hoshtev.

Më pas aty droga është fshehur në një përrua ku 3 persona do ta tërhiqnin me mushka.

Policia ka ndërhyrë pikërisht në momentin kur trafikantët pasi kishin ngarkuar drogën në kafshët e punë kanë vijuar udhëtimin e tyre për në destinacionin përkatës.

Forcat blu ndërhynë në Zagori, pikërisht mbi fshatin Hoshtev ku kanë arrestuar njërin prej transportuesve, Niko Rizvo ndërsa dy transportuesit e tjerë kanë arritur të largohen
duke përfituar nga errësira e moti i keq.

Sipas policisë Niko Rizvo dhe dy transportuesit e tjerë kanë përdorur 3 banesa për të fjetur në fshatin Hoshtev deri në momentin kur ngarkesa me lëndë narkotike të vinte në destinacion.

Prandaj ata do të jenë në procedim penal edhe për dhunimin e këtyre banesave
Në kërkim janë shpallur edhe dy drejtuesit e automjetit që kanë nxjerrë drogën nga Lazarati.

Free Traffic Exchange