TIRANE - Pasi votuan dy ditë më parë propozimin për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë paraqitur në prokurori siç dhe ishin ftuar, për të dëshmuar në lidhje me hetimin për vjedhjen e thesarit, teksa për mediat kanë preferuar të përgjigjen me heshtje.
I pari që është paraqitur në prokurori për të dëshmuar ka qenë Petraq Milo, i ndjekur më pas nga Dhori Kule e Ardian Civici, teksa pasi kanë dëshmuar për afro dy orë secili, ata kanë lënë prokurorinë duke mos u përgjigjur pyetjeve të medias.
A1Report ka mundur të mësojë se pyetjet e drejtuara nga orficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori Ramadan Troci ndaj anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës janë fokusuar në mënyrën se si merreshin vendimet në Bankë dhe nëse këta të fundit si kontrollor të bankës dhe guvernatorit a kanë patur ndonjëher informacion në lidhje me shkeljet e konstatuara në bankë.
Teksa këtë të Hënë ka qenë kreu i Prokurorisë së Tiranës z.Petrit Fusha, i cili ka kërkuar nga Parlamenti nëpërmjet një letre mirëkuptimi dërguar deputetit Braçe, që për aq kohë sa anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës po dëshmojnë në hetim në prokurori, të mos pyeten dhe në parlament.