A1 Report - Napolitano ne Tirane: Do te fitojme kauzen 'Shqiperia ne BE'

2015-09-24 3

TIRANË- Italia do të vazhdojë të jetë avokate e Shqipërisë dhe së bashku do të fitohet kauza për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Ky është mesazhi që presidenti Italian Giorgio Napolitano përcolli sot nga Tirana, në vizitën e tij të parë si president i shtetit fqinj.

"Do të vazhdojmë të bëjmë avokatin për Shqipërinë dhe gjëja e rëndësishme për një avokat është që të mos humbim kauzën tonë. Jemi të bindur se do e fitojmë dhe kauzën që Shqipëria të hyjë në BE"- tha Presidenti i Republikës së Italisë Giorgio Napolitano i cili kthehet në Shqipëri pas 17 vitesh.

Pikërisht në kuadër të integrimit Napolitano vlerësoi reformat që ka kryer Shqipëria dhe nënvizoi si të rëndësishme bashkëpunimin mes forcave politike.

"Është e rëndësishme që ky bashkim të jetë një kartëvizitë me të cilën Shqipëria të prezantohet në institucionet europiane.Kam bindjen se ashtu si kurse Kroacia edhe Shqipëria do të gjejë fuqinë për të shkuar derin në fund të zgjidhjes së rrugëtimit drejt BE. "- tha presidenti 89- vjeçar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Nishani, e cila u zhvillua sot paradite në Presidencë.

Po sot paradite Presidenti Napolitano u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

NAPOLITANO NE TIRANE PAS 17 VITESH
Për herë të parë Napolitano ka vizituar Shqipërinë në 1997, në kohën kur mbante postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e Romano Prodit.

"Jam kthyer pas 17 vtesh me një kënaqësi të madhe si një mik që 1996- 1998 si ministër i Brendshmë për të dhënë kontributin mes qeverive në luftën kundër krimit. Ishte një mission i kompletuar me shumë sukses. Askush nuk mund ta mohojë se Shqipëria ka bërë shumë rrugë ka dërmarë reforma" - tha Napolitano.

NISHANI: DO INTENSIFIKOJME DIALOGUN
Nga ana e tij Presidenti Nishani falenderoi mbështetjen e Italisë për pritjen e emigrantëve, konsolidimin e shtetit ligjor por dhe rolin avokator në procesin e integrimit evropian.
Ai bëri të ditur se gjatë këtij takimi u bisedua në mënyrë të veçantë për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe shprehu gjithashtu, vullnetin dhe nevojën për intensifikimin e dialogut mes dy vendeve fqinje.

" E konsiderojmë statusin e vendit kandidat, si stacionin e radhës të një rruge që kërkon reforma shumë të thella dhe të plota, sidomos sa i përket reformave të sundimit të ligjit në mënyrë që të pergatitemi për hapjen e negociatave", theksoi Nishani, teksa shprehu vendosmërinë për të bërë një ndryshim thelbësor në këtë fushë. Duhet të intesifikojmë dialogun politik duke i rritur takimet dypalëshe. Italia është një partner kyq në fushën ekonomike, ndaj dhe në këtë takim shpreha interesin për të ftuar kompanitë italiane për të investuar në vendin tonë. E sigurova Presidentin Napolitano se Shqipëria do luajë një rol aktiv, të moderuar dhe konstruktiv në rajon, duke promovuar nismat që janë ndërmarrë dhe do ndërmeren në vazhdimësi. Ne besojmë fuqishëm se ky rol konstruktiv në rajon, duhet vlerësuar në procesin e integrimit të Shqipërisë"- tha Nishani.

NAP...

Free Traffic Exchange