Milot, përplaset autoambulanca 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

2015-09-24 1

LEZHË - Një automabulancë është përplasur me një automjet, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Ngjarja u shënua pasditen e e sotme në Milot, teksa autombulanca që transportonte një të moshuar nga Tirana për në Kukës u përplas nga një automjet tip Audi.

Nga përplasja humbi jetën drejtuesi i automjetit, Preng Mamli 30 vjeç, ndërsa u plagosën lehtë drejtuesi i autoambulancës, si dhe pacienti që transportonte.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe janë jashë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidenti të jetë bërë ndërprerja e rrugës nga ana e automjetit tip Audi.