Nuk ka mjete për regjistrimin e popullsisë

2015-09-24 1

Në dyvjetorin e dështimit të regjistrimit të popullsisë, Partia Liberal Demokrate i ka bërë thirrje qeverisë që të përgjigjet qartë se a e ka ndërmend të realizoj këtë operacion statistikor edhe do të jep llogari për dështimin e regjistrimit të vitit 2011 për të cilin u harxhuar miliona euro.

Sipas PLD-së 'mbetet e paqartë pse ky operacion statistikor dështoi edhe pse për të u harxhuan 14 milionë euro, që është 10% nga kapitali i investimeve që erdhën në Maqedoni vitin e kaluar. Nga Partia Liberal Demokrate gjithashtu pyetën Qeverinë se a thua regjistrimi nuk u realizua sepse ata dëshirojnë të fshehin realitetin se një numër shumë i madh i të rinjve dhe popullsisë janë shpërngulur nga Maqedonia apo dëshirojnë të fshehin faktin që lista zgjedhore me thuajse 1 milion e 800 mijë votues është fiktive.

Ndërkohë në emër të Qeverisë, nëse do ketë regjistrim vitin e ardhshëm është shprehur Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, i cili është i obliguar që të sigurojë mjete për realizimin e këtij operacioni statistikor. Sipas tij, në buxhetin për vitin 2014, nuk janë siguruar mjete të tilla.

'Në Buxhetin e vitit 2014 nuk ka mjete të tilla!', tha Zoran Stavrevski, Ministër i Financave.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është dashur të realizohet para 2 viteve. Ai dështoi prej momentit kur anëtarët e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit dhanë dorëheqje, pas problemeve të procesit të regjistrimit në terren si dhe rreth interpretimeve të ndryshme të Ligjit për regjistrim. Aso kohe përplasjet e vazhdueshme mes anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë rreth interpretimit të Ligjit për të regjistruar qytetarët që jetojnë jashtë vendit ishin një nga arsyet kryesore që çuan në dështimin e këtij procesi. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange