Zhdukja e gomones, personi Që kërkoi ndihmë fliste shqip

2015-09-24 6

Drejtori i Qendrës Operacionale të Durrësit në një intervistë ekskluzive për Tv A1 Report, Shefqet Bruka deklaroi se personi që ka dhënë alarmin SOS ka folur shqip dhe ka thënë që kishte klandestinë kurd në bord. "Është kërkuar SOS nga një person që flet shqip. Ai kërkonte ndihmë për shkak të një problemi në motor dhe ka thënë se kishte klandestinë kurd në bord. Pas verifikimeve që ka bërë pala italianë, në fillim ajo angazhoi 4 mjete e një helikopter. Zona nga ka ardhur apeli për ndihmë i përket zonës së kërkim shpëtimit që mbulohet nga pala italiane dhe pala italiane ka drejtimin e operacionit, ne jemi në ndihmë"- tha Shefqet Bruka. Ai shtoi se nga pala shqiptare ishin angazhuar dy mjete lundruese dhe 1 helikopter britanik. Ende nuk ka njoftim për gjetjen e gomones, por po bëhet vlerësimi i informacionit dhe më pas nëse kërkohet do të vazhdojnë kërkimet.