Tiranë, romët e dëbuar, shiu rrjedh në çadra, vuajtjet e një nate

2015-09-24 2

Nata e kaluar ka qënë e gjatë dhe e lagësht për dhjetra familje të komunitetit rom pranë "pallatit me shigjeta" në Tiranë. Rrebeshi i shiut të natës së kaluar i ka shkatërruar atyre tërësisht barakat apo çadrat që mezi mbaheshin në këmbë.

Avokati i Popullit ka sinjalizuar dje gjendjen e tyre të vështirë, fillimisht me publikimin e menjëhershëm të fotove të komunitetit rom, ku pasqyrohej qartë gjëndja e tyre dhe kushtet e mjerueshme, ç'ka përbëjnë kërcënim edhe për shëndetin e fëmijëve tyre.