'Gripi i derrit', regjistrohen dy raste të reja

2015-09-24 6

Gripi i tipit A H1N1 i njohur si grip i derrave po përhapet nëpër Maqedoni. Dy raste të reja të këtij virusi janë konfirmuar në Kumanovë me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në13 persona në gjithë vendin. Tek tre persona tjerë është konfirmuar prania e virusit tjetër A H3N2, ndërsa tek dy pacientë të tjerë nuk mund të përcaktohet lloji igripit për shkak se paraprakisht kanë përdorur terapi. Në Klinikën infektive në Shkup në këtë moment gjenden 11 pacientë me këtë sëmundje prej të cilëve dy gjenden në departamentin për shërim intensiv. Njëri prej tyre, një pacient 38-vjeçar, gjendet në gjendje më serioze shëndetësore, të tjerët janë nga të gjitha grup-moshat, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë me sëmundje të mëparshme kronike. Në Klinikën për fëmijë në këtë moment është hospitalizuar 1 fëmijë, i cili është në gjendje të mirë të përgjithshme. Për të penguar përhapjen e gripit Komisioni për ndjekjen e gripit sezonal dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar i obliguan sot shkollat dhe kopshtet për fëmijë t'i ndërmarrin të gjitha masat e duhura higjienike sanitare. Ato përfshijnë mirëmbajtje të higjienës, furnizim të mjeteve për higjienë, kontroll të hapësirave ku qëndrojnë fëmijët dhe mospranim në mësim të fëmijëve me simptoma të infektimit të organeve frymëmarrëse. Nga Inspektorati paralajmëruan se do të bëjnë mbikëqyrje në institucionet për të kontrolluar nëse këto masa janë duke u respektuar. Bojana Simonoviq