Ish shefi i diplomacisë maqedonase Denko Maleski duke komentuar konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së tha se Maqedonia mori atë që meritonte, duke parë politikat e gabuara që zhvillon Qeveria. Maleski tha se takimi i mbrëmshëm që bashkoi Bullgarinë dhe Greqinë, nxori në sipërfaqe një situatë serioze të Maqedonisë me fqinjët e saj. Ai vlerëson se shteti është vendosur në udhëkryq; nëse duhet të vazhdohet me të njëjtën politikë të jashtme, apo ajo të modifikohet.
"Aleanca e këtyre dy vendeve nxori në sipërfaqe një problem shumë serioz, temën e identitetit. Ne jemi në kontest me Greqinë rreth të së kaluarës antike, kush është ri-mëshirim i maqedonasve antik, ne apo grekët, që është një temë qesharake, ndërsa në kontest jemi me bullgarët për historinë e re. Maqedonasit do të duhet të përcaktojnë veten në përputhje me historikun e vërtetë objektiv dhe në atë mënyrë të fillojë në proces i afrimit me fqinjët. Pa mbështetjen e tyre ne nuk do të mund të vazhdojmë më tej drejt euro-integrimeve. Ajo që është mirë, se nuk ka njeri të kuptimtë në politikën botërore që nuk e pranon shtetin e Maqedonisë apo kombin maqedonas. Problemi që kanë ata, është me mënyrën se si ne e interpretojmë historinë tonë dhe këtu pak duhet të mendojmë, edhe intelektualët maqedonas dhe të tjerët të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi", tha Denko Maleski, ish ministër i jashtëm.
Ekspertja Lidija Dimova vlerëson se konkluzionet e këshillit të ministrave për Maqedoninë janë 'datë për datë', ndërkohë që, i ngushton Maqedonisë hapësirën për manipulime. Sipas saj, vendi duhet të gjejë zgjidhje për çështjen e emrit.
"Në kohë të shpejtë duhet të gjejmë zgjidhje për emrin, që nuk do të thotë deri në qershor, por deri në qershor ne duhet të tregojmë rezultate me cilat nuk do të ketë dilema në Qeverinë e Greqisë se ne kemi qëllime të sinqerta ta zgjedhim çështjen e emrit, ajo do të ishte deklaratë e kryeministrit Gruevskit ku do të flet para popullit dhe tu thotë qytetarëve se ne duhet ta ndryshojmë emrin, për shkak se gjysma e qytetarëve të këtij shteti mendojnë se ne nuk duhet ta bëjmë atë, ajo do të ishte një lloj i hyrjes në fazën e vërtetë të zgjidhjes së emrit", u shpreh Lidija Dimova, eksperte.
Duke komentuar optimizmin e zv/ kryeministres për euro-integrimet Teuta Arifit dhe shefit të diplomacisë Nikolla Poposki, ish ministri i jashtëm Denko Maleski vlerëson se nëse pushteti mendon të vazhdojë më tej me të njëjtën politikë, ajo nuk shkon në favor të popullit.
"Pyes veten dhe seriozisht mendoj, ajo më tregon se praktikisht nuk do të ketë ndryshime, do të vazhdohet me politikën e njëjtë e cila nuk jep fryte. Ne me këtë politikë as nuk u bëmë anëtar të NATO-s, as nuk filluam bisedimet me BE-në. Për aq kohë sa ata lavdërojnë politikën e njëjtë që nuk po arrin të na dërgojë në NATO dhe BE, dhe mendojnë që të vazhdojnë me të njëjtën politikë, unë u uroj sukses, por nuk do të jetë sukses për shtetin dhe popullin që jeton në të", tha Denko Maleski, ish ministër i jash...