Tearcë, vazhdon prerja e pyllit

2015-09-24 0

Dy ditë pas mbajtjes së protestës të banorëve të Tearcës, për dëmtimin që iu bëhet në pyll nga prerja masive e drunjve dhe kërkesës së tyre ndaj institucioneve gjegjëse që të ndërmarrin masa, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar. Kreu i Komunës së Tearcës, përmes telefonit për Televizionin Alsat e ka konfirmuar këtë gjë, duke ripërsëritur edhe njëherë kërkesën e tij drejtuar institucioneve që të marrin masa.
"Shkurt e qartë, deri në këto moment asnjë paraqitje telefonike zyrtare nga organet gjegjëse nuk kemi pasur kurse këta dy ditë vazhdojmë me kontakte të vazhdueshme me qytetarët, dhe unë iu kam përcjellë se ata kërkesën e tyre duhet adresuar në organet që janë përgjegjëse lidhur me këtë çështje sepse komuna është vetëm duke u solidarizuar me ata shkaku se nuk ka kompetenca mbi këtë", u shpreh Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës.
Banorët e Tearcës dhe të fshatit Përshefcë të Komunës së Tearcës, kanë paralajmëruar sot komunën se, nëse nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse edhe sot, ata të nesër do bllokojnë rrugën që shpie për në malin mbi fshatin e tyre.
"Do vazhdojnë më tutje nëse deri nesër nuk kanë ndonjë përgjigje nga organet përkatëse ata do ta bllokojnë edhe rrugën. Kështu më është përcjellë mua dhe unë këtë mundë tua përcjelli juve dhe asgjë më tepër", tha Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës.
Përndryshe, prej dy javësh banorët e Komunës së Tearcës, të premteve dalin në protesta para komunës lidhur me prerjen masive të drunjve që bëhet mbi fshatin e tyre, prerje kjo e cila iu dëmton rëndë atyre sistemin e ujësjellësit të fshatit. Bashkim Sulejmani