Protestojnë nxënësit e 'Shkollës së Kuqe': S'duam italishten gjuhë të huaj

2015-09-24 7

TIRANË - Një vendim i orëve të fundit i drejtuesve të "Shkollës së Kuqe" për ndryshimin e gjuhës së huaj në klasën e tretë të kësaj shkolle, ka bërë që prindër e nxënës ta nisin ditën e parë me protesta.

Nxënësit e klasave të treta në ?Shkollën e Kuqe? në Tiranë e kanë nisur ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre ditën e parë të shkollës. Së bashku me prindërit, 31 fëmijët protestuan kundër një vendimi të papritur të shkollës për t?i vënë nxënësve italishte si gjuhë të huaj.

Shqiptarja.com mëson se ky vendim është marrë pasditen e së dielës (një ditë para nisjes së shkollës), ndërkohë që prindërit shprehen se së bashku me Bordin gjatë verës ishte vendosur se gjuha e huaj që do të mësonin fëmijët e tyre ishte anglishtja.

31 nxënësit kanë lënë çantat he lulet, që ashtu siç është kthyer në traditë tashmë i jepen mësuesit në nisje të vitit shkollor, dhe kanë zgjedhur të ngrënë zërin ndaj këtij shqetësimi.

Nuk dihet ende nëse këta fëmijë do të nisin nesër mësimin apo jo pasi nga drejtuesit e shkollës ata nuk kanë marrë ende një përgjigje se çfarë do të ndodhë me kërkesën e tyre për të mësuar anglisht, gjuhe me te cilen kane meduar edhe nxenesit e brenzave te meparshem.

Free Traffic Exchange