Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën Namazin në kryeqytet

2015-09-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin.
Edhe në Tiranë mijëra besimtarë myslimanë, ashtu si çdo vit, nisën kremtimet që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të Kurban Bajramit në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? .
Në faljen e namazit, drejtues dhe përfaqësues të komunitetit mysliman shqiptar përcollën urimet për më shumë paqe dhe begati.
?Ne duam të mirën, ne jemi për të mirën dhe sakrifikohemi për të mirin. Të mos mendojmë se ajo çfarë sakrifikohet sot në çdo cep të rruzullit është një kafshë apo mijëra, miliona kafshë. Jo ajo është egoja, mendjamadhësia, arroganca që hesht për mijëra kufoma që dergjen në brigjet e Mesdheut. Kjo është dhimbja e myslimanëve por dhe e çdo qytetari të lirë të botës. Bajrami është shprehje e vëllazërisë, dhembshurisë. Sot Shqipëria, myslimanët dhe përtej saj i kanë treguar botës, së parti kontinentit të vjetër se është e mundur të bashkëjetojmë. Nëse prej një kombi duhet të merret mësim sot falë Zotit, Shqipëria dhe shqiptarët, myslimanët, së pari besimtarët e kanë treguar dhe do ta tregojnë?.
Ceremonisë së faljes së namazit në kryeqytet iu bashkua edhe kreu i PDIU-së, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit Shpëtim Idrizi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sot-kurban-bajrami-mijera-besimtare-myslimane-falen-namazin-ne-kryeqytet/