Parlamenti miraton ndryshimet për ndëshkimin e informalitetit - Ora News

2015-09-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parlamenti ka miratuar ligjin per proçedurat tatimore me 75 vota pro dhe 19 jo. Ligji i ri parashikon ashpërsim të masave penalizuese në rast të konstatimit të abuzimeve.
Sipas drafit çdo biznes që është subjekt i tatimit mbi fitimin, pra kompanitë me xhiro më të mëdha se 8 milionë lekë në vit, gjoba për moslëshim kuponi do të jetë 10 milionë lekë, ndërsa për tatimpaguesit e tjerë ajo do të jetë 500 mijë lekë.
Paralelisht, veç gjobës, bizneseve që nuk lëshojnë kupon do t?u sektuestrohen edhe të gjitha mallrat gjendje. Këto masa ndëshkuese janë kur moslëshimi i kuponit konstatohet për herën e parë.
Nëse kjo shkelje përsëritet, atëherë ajo do të konsiderohet si evazion dhe tatimpaguesi do të kallzohet në prokurori për ndjekje penale. Ndërkohë që parashikohet gjobë me 10 milionë lekë dhe sekuestrim të mallit, do të aplikohen edhe kur biznesi mban apo përdor kasa fiskale, të cilat nuk janë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në ligj.
Gjithashtu parlamenti miratoi edhe pikën që I lejon bizneseve të vetdeklarojnë mallrat pa faturë deri në 31 dhejtor të 2015.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ashpersohen-masat-parlamenti-miraton-ndryshimet-per-ndeshkimin-e-informalitetit/