Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Piloti Italian Giorgo Riformato e ka raportuar si një testim të avionit, daljen nga kursi dhe ndalesën në plazhin e Divjakës. Kështu deklaroi në seancën gjyqsore kontrollori i trafikut ajror, Erjon Pipero. Para togave të zeza, ai tha se avioni nuk ka pasur defekt gjatë fluturimit dhe se pas devijimit kishte kontaktuar me pilotin Riformato.
?I kërkova shpjegim pse po ndryshon kurs, dhe piloti mu përgjigj se po testoj avionin.?
Më tej, kontrollori i trafikut ajror ka deklaruar se se pasi ka konstatuar se avioni po humbiste lartësinë, kishte kontaktuar sërish me Riformaton dhe ky i kishte thënë të mos shqetësohej se po ulej për të parë bregdetin.
Ndërkohë gjatë seancës, Giorgo Riformato ka dhënë një tjetër version për uljen në plazh duke thënë se ishte i detyruar të ulte avionin për shkak të një vorbulle ajri. Ai ka mohuar përfshirjen në trafikun e drogës dhe se nuk ka asnjë dijeni për drogën që u sekuestruar pranë plazhit. Avioni tip ?Piper? u rrëzua në 10 maj të 2014 në Divjakë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/riformato-ula-avionin-pas-nje-vorbulle-nuk-di-gje-per-drogen/